Kompletohemi me reprezentuesit para duelit me Brera-n

No image

Maksimov nga Maqedonia U21 dhe Nuhija, Jakupi e Meliqi që ishin me U19 janë kthyer në skuadër dhe të kompletuar vijojmë përgatitjet për duelin e të dielës. 

Shkëndija më në fund është kompletuar në seancat stërvitore dhe stafi teknik me formacion të plotë vazhdon punën për duelin e xhiros së 11-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Kuqezinjtë ok të dielën në Tetovë presin Brera Strumicën dhe kompletimi i skuadrës shërben në procesin stërvitor për përgatitje sa më cilësore. 

Pas angazhimeve me ekipet përfaqësuese të reja të vendit, sot në klub u paraqitën Metodi Maksimov, Amir Nuhija, Lorik Jakupi dhe Anes Meliqi. 

Maksimov luajti 90 minuta me përfaqësuesen U21 në transfertën me Moldavinë U21, derisa Nuhija, Jakupi dhe Meliqi ishin pjesë e Maqedonisë U19 që u paraqit me sukses në turneun kualifikues në Poloni, duke siguruar kalim në fazën Elite Round. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME