Klisman Cake | Shkëndija – Makedonija Gj.P.

No image

Shkëndija të dielën kërkon të kthehet në rrugën e fitoreve pas barazimit me Shkupin (0:0) dhe humbjes me Sileksin (2:1). Në Tetovë nga ora 15:00kuqezinjtë gostisin Makedonija Gj.P. në duelin e vlefshëm për xhiron e 8-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. 

….atmofesra….

Klisman Cake: “Përballja me Makedonija Gj.P. pritet me ambient shumë të mirë. Ajo me Sileksin ishte një humbje që na dhimbti me thënë të drejtën, mirëpo janë gjëra që ndodhin në futboll. Të flasim shumë është e kotë, ne do të hyjmë në fushë vetëm për tre pikët dhe përgjigjen tonë ta japim në fushë për tu kthyer në serinë e rezultateve pozitive.

….ekipi i gatshëm të përgjigjet pas humbjes….

Kisman Cake: “Patjetër që mendoj se mund të ringrihemi. Ne kemi treguar që edhe në momente të vështira dimë të ringrihemi, shto këtu edhe ndeshjet që i kemi fituar në momentet e fundit, duke qenë në situata të vështira kemi menaxhuar të marrim tre pikët.

….por së fundmi u mundëm në çastet e fundit….

Klisman Cake: “Besoj se mësimin e gjejmë vetvetiu dhe besoj se këtë ndeshje nuk do ta lëmë për në fund, por do menaxhojmë më herët rezultat që do na sjellë tre pikët.

….keqardhje që goli ndaj Sileksit nuk vlejti për rezultat pozitiv….

Klisman Cake: “Më shumë më vjen keq për pikët që nuk arriti të merrte ekipi, se sa për golin tim që shkoi kot. Por pavarësisht kushdo që të kishte shënuar, na vjen keq për pikët që humbëm atje. Për gola tjerë priten InshaAllah.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME