
Barazimi 1:1 në derbin lokal me Renovën ka lënë të zhgënjyer edhe shefin e stafit teknik të Shkëndijës, Bruno Akrapoviç, i cili vlerëson se ekipi nuk ishte në nivelin e duhur. Lodhja, dekocentrimi dhe mungesat mund të jenë faktorët që penalizuan skuadrën, por edhe mungesa e realizimit të rasteve para portës kundërshtare.