Fitore 4:1 në miqësoren me Mlladost C.D.

Shkëndija ka fituar edhe miqësoren e dytë në Ohër, duke mundur 4:1 Mlladost Carev Dvorin. Bejtullai, Zhunior, Ibraimi dhe Radeski shënuan në pjesën e parë për Shkëndijën, ndërsa golin e nderit për Mlladostin e realizoi Merko 12-të minuta para fundit. Pas ndeshjes ekipi kthehet në Tetovë. –

1202016

‘Kuqezinjtë’ kanë shënuar sukses edhe në takimin e dytë kontrollues në kuadër të përgatitjeve një javore në Ohër. Pas Pogradecit të fituar 4:0 të shtunën, sot Shkëndija mundi 4:1 Mlladost Carev Dvorin. Ekipi zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, me dinamikë, sulme dhe raste shënimi, duke realizuar 4 gola. Rezultatin e zhbllokoi Bejtullai në minutën e 4-t kur shënoi nga afërsia, pasi paraprakisht pas një rivënie nga këndi goditja e Demirit u ndal në traversë. Shkëndija vazhdoi të dominojë dhe pas disa rasteve të humbura në minutën e 26-të Demiri depërton në zonë, topi arrin te Zhnuior i cili me qetësi shënon për 2:0. Në minutën e 36-të Radeski pason për Ibraimin, ky i fundit lëviz bukur në zonë dhe me goditje precize çon rezultatin në 3:0. Dy minuta më vonë depërtim i Radeskit dhe përfundim i saktë para portës kundërshtare për rezultat 4:0.

32

52

Në pjesën e dytë trajneri Akrapoviç inkuadroi në lojë komplet ekip të ri, me portierin Zahov që hyri paraprakisht në minutën e 30-të në vend të Jovanovskit. Edhe pse Shkëndija vazhdoi dominimin në teren, fraksioni i dytë solli tempo më të ulët, pa grintën dhe ecurinë e 45 minutave të para. Në kushte të tilla vlen të ceket minuta e 78-të kur portieri Nuhii gabon në largimin e topit nga zona, ndërsa Meriton Merko i Mlladostit shfrytëzon këtë për të zbutur rezultatin në 4:1. Në minutën e 89-të ‘kuqezinjtë’ për pak nuk gjetën golin e pestë kur Asani depërton në krahë dhe asiston para portës, mirëpo goditja e Shefitit ndalet në traversë.

Futbollistët e Shkëndijës pas ndeshjes janë kthyer në Tetovë ku do të qëndrojnë deri të shtunën, ndërsa të dielën ekipi udhëton drejt Antalisë për fazën e dytë të përgatitjeve dimërore.

93

73

SHKËNDIJA-MLLADOST C.D. 4:1 (4:0) Stadiumi në Ohër Arbitër: Marjan Markoski Golashënues: Bejtullai 4’, Zhunior 26’, Ibraimi 36’ dhe Radeski 38’ (Shkëndija), ndërsa Merko 78’ (Mlladost C.D.) SHKËNDIJA: Jovanovski (Zahov 30’ (Nuhii 60’)), Todorovski (Shabani 46’), Bejtualli (Pollozhani 46’), Cuculi (Berisha 46’), Merajiç (Abdulla 46’), Alimi (Vujçiq 46’), Demiri (Totre 46’), Nexhipi (Kurti 46’), Radeski (Korenica 46’), Ibraimi (Asani 46’), Zhunior (Shefiti 46’). Trajner: Bruno Akrapoviç –

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.