Festim Ademi pajiset me Pro Liçencë të UEFA-së

No image

Koordinatori i KF Shkëndija, Festim Ademi të hënën ka kryer provimin e fundit për pajisje me UEFA Pro Liçencë. Ademi para komisionit të Qendrës për Edukim të trajnerëve pranë FFM-së ka kaluar me sukses pjesën praktike dhe teorike, duke u pajisur kështu me gradën më të lartë për trajner futbolli.

 FestimAdemi (3)

Festim Ademi është trajneri i rradhës me UEFA Pro Liçencë. Edhe pse për momentin nuk ushtron detyrën e trajnerit, pasi ka postin e koordinatorit të shkollës së futbollit të KF Shkëndija, Ademi ka ndjekur deri në fund trajnimet dhe avansimet graduale për trajner futbolli, duke u pajisur tani edhe me gradën më të lartë për një trajner. Pasi paraprakisht kishte marrë liçencat ‘B’ dhe ‘A’, të hënën Ademi kishte provimin e fundit para Qendrës për Edukim të trajnerëve pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë të përfaqësuar nga drejtori i qendrës Nebojsha Markovski dhe komisioni i tij me Borç Hristov dhe Visar Ganiun. Pjesa praktike u mbajt në stadiumin e fshatit Reçicë me futbollistë të kombinuar nga ekipi i parë dhe juniorët, ndërsa në hapsirat e klubit Ademi prezantoi me sukses edhe pjesën teorike. Komisioni i pranishëm në fund vlerësoi maksimalisht punën e tij, duke i ndarë me këtë rast Festim Ademit edhe Pro Liçencën e UEFA-së për trajner, me të cilën ai mund të jetë shef i stafit teknik i cilit do klub në vend apo edhe jashtë. 

 FestimAdemi (2) FestimAdemi (4)

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.