Ekipi parë në pushim deri më 3 janar

No image

KF Shkëndija me darkë të përbashkët ka përcjellë skuadrën e parë në pushim të merituar dimëror, që do të zgjasë deri më 3 janar kur është planifikuar starti i përgatitjeve për gjysmëstinorin pranveror.

Kuqezinjtë shkojnë në pushim të merituar me atmosferë pozitve si lider të renditjes, me rekord të pikëve dhe golave në gjysmëstinorin vjeshtor.

Aktivitetet profesionale të skuadrës së parë përfunduan të dielën me fitoren 3:0 në takimin e xhiros së 18-të dhe të fundit për vitin 2017, ndërsa të hënën në mbrëmje kryesia organizoi darkë të përbashkët të “familjes” kuqezi, duke përcjellë ekipin e parë në pauzën dimërore. Lojtarët janë lënë të lirë deri më 3 janar të vitit të ardhshëm, me atë që stafi teknik secilit futbollist i ka dhënë program pune që duhet të respektohet gjatë pauzës. Ekipi do të rikthehet në aksion në fillim të janarit të vitit të ardhshëm, kur ditët e para do të kryhen matjet dhe testimet e zakonshme, ndërsa dy fazat kryesore do të zhvillohen në Ohër dhe Antalia të Turqisë.​