Kamp stërvitor për testim të disa futbollistëve

No image

Stafi teknik përnes kampit stërvitor një javor do të ketë mundësi të testojë disa futbollistë të huaj dhe ca të rinjë nga vendi. Nëse ndonjëri bind trajnerët, do të flitet për bashkim eventual me kuqezinjtë.

 

Pasi të dielën u mbyllën aktivitetet në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, stafi teknik i Shkëndijës këtë javë organizon kamp stërvitor një javor. Disa futbollistë të huaj dhe të rinjë nga vendi prej 4 deri më 10 dhjetor  përmes seancave stërvitore dhe dy ndeshjeve kontrolluese mes veti do të tentojnë të bindin stafin teknik për potencialin e tyre.

Pas përfundimit të këtij kampi, në bazë të analizës të detajuar nga stafi profesionist për secilin futbollist, do të merret vendimi nëse ndonjërit prej futbollistëve do t’i ofrohet kontratë për t’iu bashkuar Shkëndijës. ​