Ekipi parë kthen vëmendjen kah revanshi i 1/8 së finales së Kupës

No image

Shkëndija të mërkurën në Tetovë përballet me Rabotniçkin në takimin e kthimit të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë. Kuqezinjtë hyjnë në barazim 1:1 nga ndeshja e parë e luajtur në Shkup.

Angazhimet e skuadrës kuqezi sërish aktivizohen edhe në mesjavë, tani me ndeshje të Kupës. Skuadra pas ndeshjes të xhiros së 10-të kampionale të ditës së shtunë, sot ka nisur përgatitjet për sfidën e rradhës. Të mërkurën në Tetovë në program do të jetë ndeshja e kthimit e 1/8 së finales së Kupës në të cilën Shkëndija pret Rabotniçkin. Përballja e parë në Shkup më 13 shtator përfundoi me barazim 1:1 dhe tani kuqezinjtë kërkojnë të marrin rezultat me të cilin do të avansojnë në fazën e rradhës në Kupën e Maqedonisë.