Dueli me Strugën mundësi për tu konfirmuar lider

No image

Kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për sfidën e ardhshme kampionale, kur të dielën në kuadër të xhiros së 13-të të elitës vendore jemi mysafirë të Struga Trim&Lum. Pas 12-të xhirove Shkëndija ndan pozitën e parë me Shkupin me nga 25 pikë të tubuara dhe në fundjavë si lider hyjmë në duelin me Strugën. 

Mundësi kjo e shkëlqyeshme për të treguar se rezultatet e fundit (barazime 1:1 me Brerën dhe Voskën, e humbje 3:2 nga Rabotniçki në Kupë) ishin momentale dhe Shkëndija jo rastësisht mban pozitën e parë. Edhe trajneri Ardian Nuhiu pas duelit të fundit me Voskën tha se ndeshja me Strugën vjen në moment shumë të mirë.

 Në kohën më të mirë vjen derbi. Do të dalim nga kjo situatë, sepse e njoh personalitetin e grupit dhe jam i bindur se do të vjen reagimi. Është normale në kampionat të ketë situata të këtilla, në asnjë moment nuk guxoj ta them krizë, sepse nuk shoh krizë derisa djemtë po shkojnë te porta dhe krijojnë aq shumë. Thjesht na duhet përqendrim para portës për ti marrë fitoret”u shpreh trajneri Nuhiu. 

Betejat e mëdha janë për trima dhe kuqezinjtë të dielën ndaj Strugës kanë mundësi të konfirmohen lider të renditjes tabelare. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME