Deklarata | Zëvendës trajneri Bajrami flet për fitoren ndaj Makedonija Gj.P.

No image

Shkëndija ka fituar 1:0 Makedonija Gj.P. në duelin e zhvilluar në Tetovë në kuadër të xhiros së 8-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Kuqezinjtë morën tre pikë me super golin e Erald Çinarit (59’), derisa pas ndeshjes ka folur ndihmës trajneri Muharrem Bajrami, i cili ishte tepër i dobishëm me informata për këtë duel, duke qenë se njeh shkëlqyeshëm Makedonija Gj.P. ku një vit ishte trajner kryesor dhe me ta fitoi edhe Kupën e vendit. 

…kthehemi te fitorja…

Muharrem Bajrami: “Uroj skuadrën për fitoren. Mendoj se në këtë ndeshje treguam karakter pas asaj disfate në Kratovë dhe kjo ishte shumë e rëndësishme. Lojtarët performuan në mënyrën më të mirë për atë çka kemi përgatitur gjatë javës dhe ky fakt na gëzon neve si staf. Gjithsesi kampionati është i gjatë, duhet të vazhdojmë të punojmë pasi që për secilën risi duhet kohë. Ne thjesht kemi ndryshuar pak mënyrën e lojës që të kemi më shumë forca në sulm dhe mendoj se rezultati ka mundur të jetë më i thellë në këtë ndeshje për ta siguruar fitoren edhe më herët.”

…do luajmë sërish me këtë skemë…

Muharrem Bajrami: “Kudo që të luajë Shkëndija qëllim do të ketë fitoren dhe në atë drejtim do të përgatisim skuadrën. Normal shumë gjëra varen edhe prej kundërshtarit, kështu që javë pas jave e ndeshje pas ndeshje do të përgatisim skuadrën duke parë edhe karakteristikat e kundërshtarit që do kemi përballë.”

…ke fituar trofe si trajner i Makedonija Gj.P., sa ishte e mirëseardhur fakti që njihje mirë kundërshtarin?…

Muharrem Bajrami: “Është fakt se ekipi i Gjorçes na rezikoi dy herë me ndërprerje, në fund të pjesës së parë dhe në fund të ndeshjes. Normal se gjatë gjithë javës kam sjellur informata te ekipi dhe stafi teknik që në mënyrën më të mirë të mbyllim pikat e forta të kundërshtarit dhe t’i shfrytezojmë dobësitë e tyre. Nëse dikush njeh ekipin e Makedonija Gj.P. sigurisht se ai jam unë, pasi është thuajse i njejti ekip nga koha kur kam qenë unë trajner. Kështu që normal se kemi sjellë informata të duhura te skuadra.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME