Deklarata | Komenti i trajnerit Ardian Nuhiu pas ndeshjes me Voska Sport

No image

Shkëndija ndalet me barazim 1:1 nga Voska Sport në xhiron e 12-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Super goli i Shalës (74’) nuk mjaftoi për më shumë se një pikë nga ky duel, pasi paraprakisht Bajrami shënoi për epërsi të Voskës (47’).

…sërish mungon fitorja…

Ardian Nuhiu: “Të krijosh aq shumë raste nuk mund të thuhet se luajtëm keq edhe pse sot një pjesë e parë s’dij nëse mund të them se nuk ishte e mirë sepse janë krijuar 3-4 raste. Por në pjesën e dytë djemtë e dëshmuan se nuk janë rastësisht në pozitën e parë, sepse krijuan aq shumë por thjesht në futboll duhet të të ndjek edhe fati sportiv. Mendoj se bëmë mjaftueshëm, u ndëshkuam nga një këndore ku është dashur ta menaxhojmë më mirë. Por mendoj se djemtë prodhuan shumë, duke shkuar shumë herë te goli, por thash mungoi përqendrimi apo fati sportiv për ta fituar takimin.”

…sulmojmë pasi pësojmë gol…

Ardian Nuhiu: “Personalisht takimet i përgatis të jemi në atë formë si pas pranimit të golit gjatë gjithë kohës por nuk duhet harruar se shumë gjëra varen edhe nga kundërshtari. Është fakt se edhe ndeshjen e Kupës me Rabotniçkin e filluam shumë keq, gjithashtu edhe sot. Por vazhdoj të mendoj se kjo skuadër nuk është rastësisht në vend të parë. Këta djem kanë kualitet, po e shprehin atë edhe në fushë. Në këtë aspekt duhet punuar dhe analizuar bashkë me grupin që ta elimonojmë, sepse është mëkat të punosh apo luash për 90-të minuta, të krijosh aq shumë raste dhe mos ta fitosh takimin.”

…ndeshja e rradhës me Strugën…

Ardian Nuhiu: “Në kohën më të mirë vjen derbi. Do të dalim nga kjo situatë, sepse e njoh personalitetin e grupit dhe jam i bindur se do të vjen reagimi. Është normale në kampionat të ketë situata të këtilla, në asnjë moment nuk guxoj ta them krizë, sepse nuk shoh krizë derisa djemtë po shkojnë te porta dhe krijojnë aq shumë. Thjesht na duhet përqendrim para portës për ti marrë fitoret.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME