Deklarata | Ardian Nuhiu komenton fitoren ndaj Strugës

No image

Një gol për tre pikë për tanët në duelin ne kampionët në fuqi Struga Trim&Lum. Aganspahiç na sjell fitoren e 6-të sezonale me të cilën marrim kreun e renditjes pas 9-të xhirove në LPFM. Dueli i prapambetur i xhiros së dytë që u shty shkaku i pjesëmarrjes së struganëve në Evropë, u fitua sot nga Shkëndija. 

…fitojmë derbin dhe marrim kreun…

Ardian Nuhiu: “Pa diskutim se jemi shumë të kënaqur nga futbollistët që dhanë gjithçka në fushë. Sot realisht kishim përballë një kundërshtar shumë të fortë përballë, kampion aktual dhe skuadër që realisht na bëri krenar të gjithëve me paraqitjet në Evropë. Padyshim kishim një pjesë të parë shumë të mirë, me raste të krijuara. Në pjesën e dytë shkuam shpejt te goli dhe pa diskutim pastaj erdhi në shprehje lufta, sakrifica dhe dëshira e lojtarëve për të fituar takimin.”

…Mungoi goli i dytë?…

Ardian Nuhiu: “Realisht në pjesën e parë me Gostivarin edhe sot kemi krijuar shumë. Kemi ndërtuar aksione të rjedhshme, gjëra që kemi punuar në stërvitje. Por jo edhe në pjesën e dytë si me Gostivarin, si sot. Në ndeshjen e sotme na ka bërë edhe rezultati, sepse në momentin që merr epërsinë jo që unë ju them të tërhiqen, por vetë lojtarët ndjejnë se duhet në momente edhe të mbrohen. Mendoj se me shumë luftë e me dëshirë arritëm të ruajmë rezultatin dhe ne plotë meritë fituam takimin.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME