Deklarata | Ardian Nuhiu flet pas ndeshjes me Strugën

No image

Trajneri i Shkëndijës, Ardian Nuhiu nuk ka fshehur zhgënjimin pas humbjes 2:1 nga Struga  në xhiron e 13-të të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Në një ndeshje që e nisëm me penalti të pritur të Taleskit pas goditjes së Radeskit, në të dytën i’u përgjigjëm me epërsi 1:0 kur Krasniqi konvertoi në gol një penalti të fituar nga Çinari. Ky i fundit më vonë doli me të kuq, ndërsa Kompaore dhe Radeski përmbysën rezultatin për fitore të vendasve. 

…avansojmë por mundemi…

Ardian Nuhiu: “Realisht në këtë ndeshje më vjen keq për mundin e futbollistëve. Pa diskutim ishte ndeshje me shumë episode, kishte Struga momentet e veta, gjithashtu edhe ne, por nga momenti i kartonit të kuq Struga ishte me një futbollist më tepër dhe u munduam ta menaxhonim, por u ndëshkuam dhe humbëm takimin. Realisht përveç kartonit të kuq edhe në aspektin psikologjik u pa nervozë te futbollistët, sepse e pamë të gjithë se çfarë veprimesh kishte nga arbitri”.

…shansi i Elezit për 2:0…

Ardian Nuhiu: “Pa diskutim dëshira më e madhe për të shënuar ka qenë e atij (Elezit) dhe ta mbyllim ndeshjen në atë moment, por thjesht nuk arritëm të realizonim. Elezi mendoj se kontribuoi mjaftueshëm në pjesën e dytë dhe pasimi i tij ishte që shkuam te penaltia. E thash në fillim se gjithë djemtë dhanë shpirtin në fushë dhe vërtet më vjen inat për mundin e tyre, vrapuan dhe e deshtën fitoren, por thjesht ndoshta ne pangoi dikush tjetër. Se them këtë për tu justifikuar, por të gjithë ata që ishin në stadium e panë se çfarë ndodhi.”

…ndeshja e dytë ku Taleski pret penalti dhe Shkëndija mundet…

Ardian Nuhiu: “E dimë shumë mirë se në momentin që portieri pret penalti, ngritet gjithë skuadra në aspekt psikologjik, e pashë edhe sot këtë te skuadra. Pjesën e parë mendoj se nuk ishim mjaftueshëm agresiv, prandaj mora vendimin të freskoj ekipin me lojtarë që kanë pasur më pak minuta në këmbë. Mendoj se reagiam shumë mirë dhe nuk ishte rastësi që avansuam, por pastaj e thash se kartoni i kuq prishi shumë punë.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME