Dashmir Elezi | Gostivari – Shkëndija

No image

Kuqezinjtë të dielën përballen me Gostivarin në transfertë në duelin e xhiros së 8-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Si liderë të renditjes tabelare, kërkojmë fitore për të ruajtur pozitën e parë. Fitorja me Makedonija Gj.P. ka kthyer ekipin në rrugën e suksesit dhe sulmuesi Dashmir Elezi beson se skuadra do të menaxhojë një tjetër paraqitje pozitive që do të sjellë fitoren e radhës. Gostivari-Shkëndija luhet me fillim nga ora 14:00. 

….atmosfera….

Dashmir Elezi: “Atmosfera ka qenë e mirë përkundër faktit se kishim dy ndeshje të vështira kur barazuam me Shkupin dhe humbëm nga Sileksi. Ne kemi analizuar këto ndeshje dhe kemi parë se në disa aspekte kemi qenë në nivel. Skuadra kishte dominim në mbajtjen e topit, kemi krijuar shanse shënimi, por ndoshta për mungesë të fatit s’kemi shënuar. Nesër kundër Gostivarit sigurisht se shkojmë për të fituar dhe mendoj se tre pikët do të vijnë në Tetovë.”

….mundemi të sjellim seri të re fitoresh?….

Dashmir Elezi: “Sigurisht që po. Ne edhe qëndrojmë pas atij përcaktimi për të vazhduar serinë e fitoreve pasi që kjo është e vetmja rrugë për realizimin e objektivit për të dalë kampion.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME