Cuculi pezullohet me dy ndeshje

No image

Kartoni i kuq në ndeshjen me Pobedën do të lë jashtë për dy ndeshje Ardian Cuculin.

Mbrojtësi ‘kuqezi’ Ardian Cuculi do të qëndrojë jashta dy ndeshje për shkak të pezullimit. Kështu ka vendosur Komisioni Diciplinor i FFM-së, që shqipton pezullim prej dy ndeshjeve për zëvendës-kapitenin e Shkëndijës për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e xhiros së 13-të të dituar 1:2 kundër Pobedës në Manastir. Kështu Cuculi do të humb ndeshjen e mesjavës me Bregallnicën në Tetovë, si dhe atë me Makedonija Gjorçe Petrovin në Shkup fundjavën e ardhshme.