Cake: Nder dhe mirënjohje të votohem më i miri nga bashkëlojtarët

No image

Klisman Cake nuk fsheh gëzimin që pikërisht nga bashkëlojtarët dhe stafi i klubit rezultoi me numër më të madh të votave në zgjedhjen fituesit të çmimit “Lojtari më i mirë i vitit 2023” përbrenda klubit. Pa humbur meritat e futbollistëve tjerë, gjithsesi 24 vjeçari nga Pogradeci vërtet len pas vetes një vit goxha pozitiv personal, duke u shndërruar në një nga pikat kyçe të Shkëndijës, qoftë në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar, ashtu edhe në pjesën vjeshtore të kampionatit aktual. Votimi u zhvillua në darkën e fundvitit të KF Shkëndija, pas ndeshjes së fundit të vitit 2023. 

Faleminderit shumë për këtë nder dhe mirënjohje të madhe! Është një kënaqësi e veçantë të jem i votuar si “Lojtari më i mirë i Vitit” nga ekipi im dhe stafi i KF Shkëndija. Ky është një moment i dalluar për mua, por edhe një detyrë e madhe për të vazhduar të kontribuoj në mënyrën më të mirë për ekipin. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj. Së bashku, shkojmë për suksese të tjera”, u shpreh Klisman Cake para të pranishmëve, pasi pranoi çmimin “Lojtari më i mirë i vitit 2023” i KF Shkëndija. 

Share Now

Related Post