Bruno Dita | Struga – Shkëndija

No image

Të dielën si lider në Strugë ndeshemi me kampionët në fuqi në një duel tepër të rëndësishëm që sjell xhiroja e 13-të e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë derbin e shohin si mundësi ideale për të treguar se dy barazimet e fundit në Tetovë me Brerën dhe Voskën janë lënë prapa dhe skuadra ka potencialin për të vazhduar mbarë garën për titull. Ndeshja Struga-Shkëndija luhet të dielën në buzë liqenit me fillim nga ora 13:00. 

….atmosfera para Strugës….

Bruno Dita: “Atmosfera është e mirë, pavarësisht se në dy ndeshjet e fundit në shtëpi kemi lënë pikë dhe dimë gjithësecili nga ne që nuk kemi qenë në lartësinë e duhur. Kjo do të jetë motivim për ne që ndeshjen me Strugën, pavarësisht se do jetë ndeshje e vështirë me rival direkt, të futemi me synimin e vetëm për tre pikët dhe të dalim nga kjo lojë me fitore.”

….raste të humbura me Voskën….

Bruno Dita: “Kur krijon raste, ajo të jep besim më shumë. Ne në ndeshjen e fundit me Voskën krijuam shumë raste, s’kishim fat. Do veçoja mundësinë e Çinarit që vetëm Zoti e din si doli jashtë dhe nuk ishte e shkruar për ne. Atë që thash, krijojmë raste dhe shpresoj goli të vjen sa më shpejtë për ta zgjidhur ndeshjen, jo pasi të pësojmë gol të zgjohemi e të fillojmë të luajmë tamam. Por që në fillim ta zgjidhim 1:0, pse jo 2:0 e pastaj të bëjmë lojën tonë.

….derbi në momentin e duhur….

Bruno Dita: “Po është e vërtetë vjen në momentin e duhur, për një rival direkt, ndeshje e fortë ku secili motivimin e gjen brenda vetes. Do thoja që është ndeshja e duhur për të treguar forcën tonë.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME