Bregallnica pritet pa tifozë

No image

Shkëndija të mërkurën në Tetovë kërkon tre pikë të reja në duelin e xhiros së 14-të, ndërsa do të luajë pa praninë e publikut për shkak të dënimit të shqiptuar nga Komisioni Diciplinorë i FFM-së.

2

Pas pauzës 10-të ditore për shkak të ndeshjeve eliminatore për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’, rikthehen garat në kampionatin elitar të Maqedonisë, që sjell ndeshjet e xhiros së 14-të. Shkëndija do të përballet në Tetovë me Bregallnicën e Shtipit, në një duel që do të luhet pa praninë e publikur për shkak të ndalesës së shqiptuar nga ana e Komisionit të Diciplinës të Federatës së futbollit të Maqedonisë. Skuadra ‘kuqezi’ në periudhën e kaluar ka punuar në drejtim të ngritjes së formës dhe eliminimit të mangësive të shfaqura në lojë kohëve të fundit.

1

4

Të hënën dhe të martën stafi teknik ka pasur në dispozicion gjithë futbollistët, pasi janë kthyer reprezentuesit Hasani e Ibraimi, si dhe Totre që ishte disa ditë në kamp stërvitor me përfaqësuesen U 21. Cuculi do të mungojë për shkak të pezullimit me dy ndeshje, ndërsa Juffo është jashtë kombinimit shkaku i lëndimit. Në skuadër kthehet Egzon Bejtullai, ndërsa stafi teknik para ndeshjes do të vendosë për formacionin startues.

Përballja Shkëndija-Bregallnica luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 13:00.