
Nga tabori i BATE Borisovit kanë lavdëruar ekipin e Shkëndijës pas përballjes kontrolluese, duke e cilësuar si ekip kualitativ. Shkëndija ka vazhduar punën intenzive, ndërsa të enjten në orën 18:00 përballet me NK Split të Kroacisë.
Përfaqësimi i denjë, qoftë edhe një ndeshje kontrolluese me karakter ndërkombëtar bën që ekipi të fitojë respekt dhe reputacion. Fitorja e të dielës 2:1 që Shkëndija shënoi përballë kampiones së Bjellorusisë, BATE Borisov bëri jehonë të madhe në media, ndërsa me respekt të madh për ekipin ‘kuqezi’ ka folur mbrojtësi i BATE-s, Maksim Volotko .
Që në fillim u pa se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Gjithsesi para pauzës ne bëmë lojë të mirë, duke mbajtur situatën në kontrollë. Mirëpo pastaj diçka shkoi keq. Shkëndija është ekip shumë e mirë, mirëpo mendoj se ne vetë jemi fajtor që lejuam ata të marrin iniciativën. Jam i sigurtë se stafi teknik do të gjejë arsyet dhe do nxjerim konkluzat e duhura
Ndërkohë Shkëndija me shumë qetësi ka vazhduar përgatitjet në Antalia, gjithnjë sipas planprogramit të stafit teknik. Ndeshja me BATE-n i takon të së kaluarës dhe koncentrimi është drejtuar ka ajo që pason, në kërkim të përgatitjes sa më të mirë për gjysmësezonin pranveror. Tre ditët e kaluara është ushtruar nga dy herë në ditë, ndërsa të enjten në program është takimi i tretë kontrollues në Antalia. Përballja me NK Split të Kroacisë fillon në orën 18:00 sipas kohës lokale në Maqedoni.
Share Now
Show All
Related Post
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.
Leave us a reply