Aganspahiç: I lumtur që goli im solli tre pikë, shënoj edhe kundër Vardarit

No image

Sulmuesi boshnjak beson në tjetër paraqitje pozitive në Shkup, derisa premton gol kundër Vardarit. 

Shkëndija si lidere bëhet gati për sfidën e të dielës me ekipin e fundit në renditje Vardarin. Kuqezinjtë tanë fituan në mesjavë 1:0 në Tetovë kampionen në fuqi Strugën dhe pas 9-të xhirove jemi të vetmuar në krye të tabelës. Triumfi i të mërkurës mban firmën e sulmuesit Almir Aganspahiç, autori i golit të vetëm në derbin e madh. 

Detyra e një sulmuesi është të shënojë, por kur goli ka vlerën e tre pikëve, padyshim që kënaqësia është e madhe. Jam i lumtur për këtë fakt dhe i motivuar të punoj akoma më shumë për të sjellë tjera realizime. Besoj se do shënoj edhe kundër Vardarit të dielën. Shpresoj të kem shansin për lojë, premtoj maksimumin për fitore të re të Shkëndijës”, thotë boshnjaku, Aganspahiç. 

Sulmuesi 27 vjeçar ka realizuar tre gola këtë sezon dhe të tre kanë vlerë të madhe. Pikërisht golat e tij na dhanë 6 pikë në duelet me Strugën (1:0) dhe Voskën (1:0), ndërsa ndaj Bregallnicës me realizimin e boshnjakut avansonim 1:0 deri në çastet e fundit kur Dita vendosi rezultatin final 2:0. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME