Aganspahiç golashënuesi i gjysmësezonit, Taleski e Cake me minuta maksimale

No image

Krasniqi, Aganspahiç dhe Çinari janë futbollistët me pjesëmarrje në më shumë gola të shënuar Shkëndijës në gjysmëstinorin vjeshtor, ku me minuta maksimal kontribuan Cake dhe portieri Taleski.

Kuqezinjtë pas ndeshjes së fundit të gjysmësezonit vjeshtor kanë shkuar në pushim dimëror, i cili do të zgjasë deri në datën 8 janar të vitit 2024.

Kësisoi është koha për të hedhur një shikim në statistikat e futbollistëve në pjesën e parë të sezonit, ku Shkëndija u ndal në vendin e tretë me 35 pikë dhe pranvera do të jetë e zjartë në luftën për titullin e kampionit.

Kuqezinjtë në 18-të ndeshjet e para shënuan 25 gola dhe pranuan 14, që statikisht na jep sulmin dhe mbrojtjen e dytë më të mirë të gjysmësezonit.

Endrit Krasniqi (2 gola, 8 asiste), Almir Aganspahiç (7 gola, 2 asiste) dhe Erald Çinari (2 gola, 6 asiste) rezultojnë lojtarët me pjesëmarrje më të madhe në golat e shënuar të Shkëndijës.

Sulmuesi boshnjak Aganspahiç është golashënuesi më i mirë i ekipit me 7 realizime, ndërsa pasojnë me nga tre gola të shënuar Adenis Shala, Bruno Dita dhe Ennur Totre. Nga dy gola kanë realizuar Çinari, Cake, Elezi e Krasniqi, ndërsa një gol mban firmën e Metodi Maksimovit që rumbullakson shifrën e 25 realizimeve.

Te asistet dominon Endrit Krasniqi me 8 të tillë, derisa ndiqet nga Erald Çinari që ka asistuar në 6 gola të realizuar nga tanët. Nga dy asiste numërojnë Adili e Aganspahiç, ndërsa nga një asist kanë Cake, Maksimov, Totre, Shala, Dita e Velija.

Në 18 ndeshje kampionale me minuta maksimale janë dy futbollistë, portieri Davor Taleski dhe mbrojtësi Klisman Cake. Të dy kanë rumbullaksuar nga 1620 minuta. Në 18 ndeshje maksimale janë paraqitur edhe Adili (1 607 minuta), Limani (1 531 minuta), Aganspahiç (1 159 minuta) e Dita (1 034 minuta), por të njejtët në ndeshje të caktuara janë zëvendësuar, apo kanë nisur nga bankina.  

Share Now

Related Post