Edhe pse drejtuesit e MK Tickets njoftuan se shitja e biletave në Tetovë përfundon të shtunën në mbrëmje, insistimi i drejtuesve të Shkëndijës ka bërë që të njëjtat të jenë në dispozicion te Fan Shopi i Shkëndijës në Tetovë edhe të dielën deri ora 18:00.
Insistimi i drejtuesve ‘kuqezi’ ka dhënë rezultat dhe biletat për finalen e Kupës ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës do të mund të blihen në Qendër të Tetovës te Fan Shopi zyrtar i klubit deri të dielën në orën 18:00. Kompania përgjegjëse për distribuimin e biletave MK Tickets njfotoi se shitja në Tetovë përfundon të shtunën, mirëpo pas bisedimeve shtesë dhe insistimit nga ana e Shkëndijës, është arritur akordi që shitja në Tetovë të vazhdojë edhe të dielën. Fan Shopi do të hapet në orën 12:00 dhe deri në orën 18:00 gjithë të interesuarit mund të furnizohen me bileta për finalen e Kupës. Kujtojmë se në blerje secili qytetar duhet të tregojë dokument identifikimi. Ndërkohë ditën e ndeshjes, të hënën shitja e biletave do të vazhdojë në Shkup te pika e shitjes së stadiumit ‘Filipi i Dytë’, si dhe te qendra tregëtare City Mall.
KF Shkëndija ju falënderon për interesimin e madh, ndërsa beson në përkrahje të fuqishme në finale e Kupës të hënën në Shkup nga ora 20:00.
Shpërndaje
Shih të gjitha
Të tjera
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.
Leave us a reply