1/2 e Kupës,  Shkëndija U19 me epërsi pret revanshin me Borecin

No image

Shpresat e Shkëndijës janë një hap pranë kualifikimit në finale të Kupës, pasi sot në transfertë në gjysmëfinalen e parë mundën 2:1 Borecin e Velesit.

Shkëndija U19 paralel me dominimin në kampionat me sukses ec edhe në Kupën e Maqedonisë për të rinjë. Sot shpresat kuqezi shënuan fitore 2:1 në transfertën me Borecin në Veles, në takimin e parë të gjysmëfinales, duke bërë hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në finalen e madhe. Arlind Aliti zhbllokoi rezultatin pas 15-të minutave lojë për epërsi 0:1. Vendasit përgjigjen përmes Gjorgjieskit duke barazuar shifrat në 1:1 në minutën e 24-t. Pjesa e parë u mbyll me barazim, ndërsa shpresat kuqezi në start të fraksionit të dytë gjetën sërish epërsinë. Ishte minuta e 49-të kur Gazmend Loki shënoi për avantazh 2:1 të Shkëndijës, që në fund u tregua të jetë rezultati final i kësaj përballeje. Me epërsi minimale por të rëndësishme, Shkëndija U19 pret ndeshjen e kthimit më 2 maj në Tetovë, ku do të kërkojë të presë biletën për finalen e Kupës.

BOREC U19-SHKËNDIJA U19 1:2 (1:1)
Golashënues:
 0:1 Arlind Aliti 15’, 1:1 Marko Gjorgjieski 24′, 1:2 Gazmend Loki 49’
SHKËNDIJA U19: Iljazi, Osmani, Mislimi, Aliu, Beqiri, Ibraimi, Aliti, Rexhepi, Mehmedi, Ramadani, Loki.
Luajtën edhe: Kurti dhe Ajruli.
Trajner: Bekim Osmani