Shkëndija U 19 fiton Kupën e Maqedonisë

No image

Kuqezinjtë mbyllin ditën me dy trofe në kuadër të Kupës së Maqedonisë, pasi në finalet e sotme në Ohër triumfit të paraditës së Shkëndijës U18 i’u bashkua edhe ekipi i juniorëve që mundi Rabotniçkin 5:4 pas ekzekutimit të penaltive pasi koha e rregullt u mbyll baraz 0:0.

Nëse bazohemi në fjalën popullore ‘Dita e mirë shihet që në mëngjes’ atëherë Shkëndija është në rrugë të mbarë për të grumbulluar pjesën më të madhe të trofeve në futbollin e Maqedonisë në gjithë kategoritë. Tanimë kampionë me ekipin e parë dhe finalistë të Kupës, kuqezinjtë sot kanë bërë të vetët dy trofe në kuadër të Kupës së Maqedonisë për kategori të reja. Suksesit 5:3 në finalen e kadetëve i është bashkuar edhe triumfi i Shkëndijës U19 që bën të vetin trofeun e Kupës në këtë kategori. Të përforcuar me Arbin Zejnullain dhe Enis Fazllagiçin që tashmë llogariten si pjesë e ekipit senior, por që me moshë kanë të drejtë të paraqiten ende për të rinjtë, juniorët barazuan pa gola pas 90-të minutave me Rabotniçkin, ndërsa ishin më të saktë në ekzekutimin e penaltive ku fituan me shifrat 5:4. Të pesë ekzekutuesit e Shkëndijës ishin të pagabueshëm (shënuan Fazllagiç, Zejnullai, Luma, Ramadani dhe Aliti), ndërsa në serinë e dytë me pritje vendimtare u shfaq portieri Artan Iljazi që bashkë me realizuesit e penaltive sollën fitoren dhe trofeun e Kupës.

Pas dy finaleve të sotme të fituara nga ekipet U18 dhe U19 dy ditët e ardhshme pasojnë dy finale tjera të ekipeve kuqezi, pasi të mërkurën finale të Kupës luan Shkëndija U16 përballë Rabotniçkit në orën 10:00, ndërsa të enjten Shkëndija U16 përballet me Vardarin.

 

RABOTNIÇKI U19 – SHKËNDIJA U19 0:0 (4:5 penalti)
Stadiumi “Burimet e Bilianës” në Ohër
Golashënues: / (Fazllagiç, Zejnullai, Luma, Ramadani dhe Aliti me penalti për Shkëndijën)
SHKËNDIJA U19: Artan Iljazi, Arlind Aliti, Muharem Mislimi, Enis Fazllagiç, Ylber Beqiri, Ardit Osmani, Ensar Luma, Besart Rexhepi, Alban Rasimi, Arbin Zejnullai, Florent Ramadani.
Luajtën edhe: Xhenis Ibraimi dhe Gazmend Loki.
Trajner: Bekim Osmani