Kuqezinjtë koleksionojnë fitoren e 27-të sezonale pasi mundën Skopjen me shifrat 3:1. Radeski, Emini dhe Alimi shënuan golat për kuqezinjtë, ndërsa miqtë barazuan përkohësisht me anë të Demir. Në fund debutoi në fanellën e Shkëndijës i riu Ensar Luma.

Shkëndijë dominuese dhe me nivel kampioni përballë Skopjes që shënon tre gola, humb shumë raste, ndërsa katër herë korniza e portës shkurtonte gëzimin e kuqezinjëve. Sërish me formacion të ndryshuar, Shkëndija startoi pa Ibraimin, Totren, Musliun dhe Bojkun, ndërsa në formacionin startues pas një periudhe me të gjatë u gjet portieri Zahov, si dhe i riu Zejnullai. Kuqezinjtë nisën fuqishëm kur pa kaluar dy minuta lojë Radeski me një të djathtë të fortë zhbllokon rezultatin dhe sjell epërsi 1:0. Ky start sikur paralajmëroi goleadë që në pjesën e parë, mirëpo kjo nuk ndodhi edhe pse Shkëndija krijoi shumë mundësi, ndërsa në dy raste korniza e portës shpëtonte miqtë. Pas një goditje joprecize të Alimit, mysafirët në minutën e 13-të sjellin kundërsulm të shpejtë me Benjamin Demir që kalon portierin Zahov dhe plason në rrjetën e zbrazur për barazim 1:1. Gjërat u kthyen në fillim dhe kuqezinjtë ndjeknin epërsi të re. Alimi solli kanosjen e parë me goditje të fortë nga distanca, por vetëm skaj portës. Zahov nuk u shqetësua nga goditja e lirë e Demirit, ndërsa në anën tjetër Stefanoviç ndal tentimin e Hasanit. Pikërisht kapiteni u gjet në shans tjetër në minutën e 25-të por tentimi i tij ndalet në shtyllë, ndërsa në vazhdim goditja e Todorovskit me kokë ndalet para vijës fatale. Pak më vonë tjetër mundësi për Hasanin, por pret edhe një herë Stefanoviç. Skopje kryesisht luante në mbrojtje dhe të rralla ishin momentet kur dilnin para të rrezikojnë Zahovin. Ata fituan një gjuajtje të lirë nga e cila murin e gjallë e godet Koffi, ndërsa në vazhdim e djathta e Petkovskit shkoi mbi portë. Dhjetë minuta para pauzës Emini tenton bukur me vole, mirëpo edhe një herë korniza e portës tregohet aleat e miqve. Arbin Zejnullai tentoi të prishë baraspeshën në rezultat në sekondat e fundit të pjesës së parë, mirëpo goditjes së tij të bukur me pritje efektive i përgjigjet portieri Stefanoviç. Në fillim të pjesës së dytë trajneri Osmani përforcoi sulmin duke inkuadruar në lojë Juniorin në vend të Todorovskit dhe ofanziva kuqezi fitoi impuls shtesë. Starti ishte i ngjashëm me fillimin e ndeshjes kur Shkëndija gjen golin në minutat e para. Aksion model i kuqezinjëve që me pasime të sakta bëjnë si “spektatorë” mbrojtësit kundërshtarë, ndërsa Emini sjell përfundim të saktë për epërsi të re, tani 2:1. Djemtë e trajnerit Osmani vazhduan të tregojnë lojë të bukur me shumë kombinime, mirëpo fati ishte me miqtë kur dy herë tjera korniza e portës pengoi golin e tretë. Fillimisht e djathta e fortë e Bejtullait ndalet në vendin ku bashkohen shtylla dhe traversa, ndërsa pak më vonë tentimi i Radeskit prek traversën dhe shkon në rivënie fundore. Në anën tjetër Zahov shfaqet me pritje të bukur pas një goditje të fortë. Hasani, Alimi dhe Junior shkuan më afër golit, por pa ndryshim deri në minutën e 88-të kur Hasani nga rivënia këndore shërben bukur për Alimin i cili me një të djathtë të fortë gjen cepin e portës për 3:1. Kështu kuqezinjtë mbajnë mesataren e tre golave për ndeshje, koleksionojnë fitoren e 27-të sezonale dhe çojnë në 32 diferencën me ekipin e vendit të dytë.

SHKËNDIJA-SKOPJE 3:1 (1:1)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues
: 800
Arbitër: Aleksandar Stavrev
Arbitra anësorë: Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov
Delegat: Veton Kranlievski
Golashënues: Radeski 2′, Emini 48′ dhe Alimi 88′ (Shkëndija), ndërsa Demir 13′ (Skopje)
Kartona të verdhë: Cuculi, Adili dhe Emini (Shkëndija)
Karton i kuq: /
SHKËNDIJA: Zahov, Wakili, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Hasani, Radeski, Zejnullai, Emini (Luma 85′), Adili, Todorovski (Junior 46′).
Trajner: Qatip Osmani
SKOPJE: Stefanoviç, Bopesu, Kocev, Petkovski (Çakrri 59′), Desniq, Koffi, Dimitrovski, Ousseini, Pecov, Demir, Nastevski.
Trajner: Lupço Markovski

 

 

Share Now

Related Post