Kuqezinjtë shkëputen të vetmuar në kreun e renditjes tabelare, pasi shënuan fitore 2:1 në transfertën me Rabotniçkin në Shkup. Në një ndeshje të menaxhuar mirë nga një gol në secilën pjesë sollën fitoren e pestë me rradhë në kampionat. Izair Emini solli epërsi me golin e shënuar në minutën e 19-të pasi paraprakisht Nafiu dhe Mici zhvilluan aksion të mirë. Vendasit barazuan nëntë minuta më vonë kur Peev solli goditje të saktë pas një rivënie nga këndi. Fati i takimit u vendos në minutën e 51 kur Mici kthen topin ashpër në zonë, ndërsa Mitrev shënon në rrjetë të gabuar për epërsi 2:1 të Shkëndijës. Deri në fund Shkëndija menaxhoi mirë ndeshjen megjithëse në fund u desh një super pritje e Dino Zahovit. Kjo ishte fitorja e 9-të e Shkëndijës pas 14-të xhirove në LFPM dhe tashmë të vetmuar udhëheqim renditjen tabelare me 31 pikë të tubuara, tre më shumë se vendi i dytë.
PJESA E PARË
Shkëndija që në start u soll si lider dhe kërkoi të vendosë autoritet në fushë duke sjellë disa aksione që përfundonin të bllokuara në këndore. Ndryshimi erdhi në minutën e 19-të kur Nafiu lëviz bukur në të djathtë, ndërsa harkimi i Micit gjen në zonë Eminin i cili me kokë shënon për epërsi të kuqezinjëve.
Vendasit u përgjigjën me shans dy minuta më vonë kur topi arrin te Petkovski, mirëpo goditja e tij shkoi skaj portës. Në minutën e 28-të pas një harkimi nga këndi i pambuluar në zonë gjendet Peev i cili me goditje vole barazon shifrat në 1:1. Shkëndija u hodh në kërkim të rikthimit të epërsisë dhe tre minuta më vonë Fazli vonohet pas harkimit të Muratit, ndërsa topi i kthyer në zonë nga Nafiu pastrohet nga mbrojtësit vendas. Në anën tjetër u desh një zgjatje e mirë e Zahovit për të ndalur goditjen e Stejpanoviqit. Deri në fund të pjesës së parë edhe pse Shkëndija ishte më kërkuese, mundësinë më të mirë e lëshuan vendasit kur Steviq në kohën shtesë nga një pozitë ideale godet jashta kuadrantit.
PJESA E DYTË
Edhe pjesën e dytë e nisëm me lojë sulmuese dhe shumë shpejt një aksion i bukur solli mundësi për Nafiun goditja e të cilit ndalet nga Bozhinovski. Portieri vendas nuk mundi të bënte asgjë pak më vonë kur Mici kthen topin ashpër në zonë ku mbrojtësi vendas Mitrev në tentimin për të pastruar drejton topin në rrjetë për epërsi të re të Shkëndijës, tani 2:1.
Valmir Nafiu ishte shumë i disponuar për lojë dhe në minutën e 57-të sjell depërtim të bukur që rezulton me pritje të të Bozhinovskit. Rabotniçki dukej i shtypur në pjesën e vet dhe vështirë por gjithsesi se rezultati u’a impononte të kërkojnë golin. Në minutën e 69-të krijuan rast shënimi, mirëpo Zahov ndal goditjen e Petkovskit. Dhjetë minuta para fundit të ndeshjes një top i humbur para zonës për pak sa na kushtoi gol kur e majta e Peevit shkoi cebtimetra jashta portës. Në minutën e 84-t u desh një super pritje e Zahovit për të na mbajtur në epërsi, kur ndali mundësi të 100% të vendasve. Kjo në fund u tregua vendimtare për të marrë fitoren e rradhës me të cilën Shkëndija shkëputet e vetmua në kreun e renditjes. Ballistët’ ishin mbështetje e madhe për ekipin dhe prania e tyre në transfertë pas një periudhe ishte motiv shtesë për futbollistët.
RABOTNIÇKI-SHKËNDIJA 1:2 (1:1)
Stadiumi ‘Filipi i Dytë’ në Shkup
Shikues: 500
Arbitër: Marjan Eckoski
Golashënues: Peev 28′ (Rabotniçki), ndërsa Emini 19′ dhe Mitrev ag. 51′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Dimitrovski (Rabotniçki), ndërsa Imeri dhe Selmani (Shkëndija)
RABOTNIÇKI: Bozhinovski, Mitrev, Dimitrovski, P. Petkovski, Stefanoviq, Çinedu, Stjepanoviq (c), Bopesu, Peev, Steviq (F. Petkovski 75′), Fazliju (Sharkoski 55′).
Trajner: Zhikica Tasevski
SHKËNDIJA: Zahov, Mici, Alimi (c), Musliu, Totre, Murati, Emini (Adili 90′), Imeri (Bojku 69′), Çeshmexhiev, Nafiu, Fazli (Selmani 83′).
Trajner: Qatip Osmani