Pas tre viteve rresht pjesëmarrje në finale, kuqezinjtë eliminohen nga edicioni i sivjetshëm i Kupës së Maqedonisë. Pas humbjes 1:0 në ndeshjen e parë në Tetovë, Shkëndija u mund 2:0 nga Pobeda në Manastir edhe në takimin e kthimit të çerekfinales së Kupës. Kuqezinjtë kërkuan përmbysjen, mirëpo fati në momentet kyçe ishte me kundërshtarët që gjithsesi u treguan të aftë për të shfrytëzuar çdo mundësi. Fazli çoi topin në shtyllë para se Makota në minutën e 22-të të shënonte për epërsi 1:0 të Pobedës. Ky moment e vuri Shkëndijën para një malore dhe shpresat morrën tjetër goditje në start të pjesës së dytë kur e djathta e Nafiut u ndal në kornizën e portës. Ndëshkimi do të vinte shpejt dhe Makota në të 56-ën sjell golin e dytë që praktikisht mbylli historinë e kësaj përballeje. Kështu Shkëndija eliminohet nga Kupa dhe në gjysmëfinale avanson Pobeda.

PJESA E PARË
Me negativë 1:0 nga ndeshja e parë ishte e qartë Shkëndija të sulmonte që në fillim dhe aksionet i para i inspiroi Imeri në krahun e djathtë, por pa ndonjë rrezik më serioz. Vendasit provuan me Tanushevin goditja e të cilit u kontrollua nga Zahov, ndërsa në anën tjetër e majta e fortë e Imerit shkoi mbi portë. Në minutën e 15-të kuqezinjtë gjetën golin me Micin, mirëpo i njejti u anulua për pozitë jashtë loje. Pesë minuta më vonë vetëm fati i madh sportiv mbajti vendasit në baraspeshë rezultati kur Fazli lëviz bukur në zonë por e majta e tij ndalet më shtyllë, para se në vazhdim Imeri me kokë të drejtojë topin mbi traverzë. Kjo huqje gjeti ndëshkimin në minutën e 22-të kur një lëshim në mbrojtje la Makotën të vetmuar para Zahovit dhe Pobeda pa veten në epërsi 1:0. Emini tentoi të përgjigjet mirëpo e djathta e tij nuk shqetësoi Tofiloskin. Katër minuta para pauzës një gabim i Musliut hap mundësi për Tanushevin, mirëpo Zahov shpëton me pritje të sigurtë.

PJESA E DYTË
Me të filluar fraksioni i dytë i shkuam fare pranë barazimit, mirëpo e djathta e Nafiut ndalet në kornizën e portës. Në minutën e 51 kishim tre tentime resht, me Imerin që përfundimisht çon topin jashta portës. Njejtë si në pjesën e parë edhe në të dytën huqjet e kuqezinjëve i ndëshkuan vendasit. Kalanoski në minutën e 56-të asiston para portës ku Makota me të parën shënon për 2:0. Imeri në anën tjetër u gjet në shans, por kontrolloi sigurtë Tofiloski, ndërsa portieri vendas u shqua me intervenim bravuroz edhe në minutën e 60-të pas goditjes së Eminit. Në vazhdim Bojku nuk shqetësoi fare Tofiloskin me të djathtën nga distanca, ndërsa në anën tjetër pas një rivënie këndore tentimi i Tanushevit me kokë ndalet në shtyllë. Shkëndija vazhdoi të sulmojë dhe Shefiti do të sillte kanosjen e rradhës që pastrohet në portë me kokë nga Dragarski.

POBEDA – SHKËNDIJA 2:0 (1:0)
Stadiumi ‘Tumbe Kafe’ në Manastir
Shikues:
500
Arbitër: Dimitar Meçkarovski
Golashënues: Makota 22′ dhe 56′ (Pobeda)
Kartona të verdhë: Dragarski, Kalanoski, Karçeski dhe Timovski (Pobeda), ndërsa Çeshmexhiev dhe Mici (Shkëndija)
POBEDA: Tofiloski, Timovski, Velkoski, Kalanoski, Spirkoski, Karçeski, Dragarski, Efremov (Mandiq 71′), Makota, Markoski (Mustafov 55′), Tanushev (Naumoski 80′).
Trajner: Jane Nikollovski
SHKËNDIJA: Zahov, Mici, Alimi (Zejnullai 78′), Musliu, Totre (Shefiti 69′), Murati, Emini, Imeri (Bojku 58′), Çeshmexhiev, Nafiu, Fazli.
Trajner: Qatip Osmani

Share Now

Related Post