Ahmedi, Doriev dhe Ibraimi asgjësojnë golin e Tanushevit për fitore 3:1 të Shkëndijës në transfertën me Pelisterin në Manastir.
• Shkëndija fiton me përmbysje 3:1 Pelisterin në xhiron e 7-të në LPFMV
• Vendasit avansuan me Tanushevin, Ahmedi, Doriev e Ibraimi përmbysin
• Kuqezinjtë me 17-të pikë të vetmuar në pozitën e parë në renditje
Shkëndija kthehet me sukses në kampionat, pasi përkundër lodhjes nga ndeshja e të enjtes me Tottenhamin e Anglisë në eliminatoret e UEFA Europa League, sot në Manastir fitojmë 3:1 Pelisterin vendas. Edhe pse takimi nisi keq dhe me epërsi të vendasve, kuqezinjtë nuk lejuan befasi dhe pasi barazuan në të parën me super golin e Ahmedit, në vazhdim përmes Dorievit dhe Ibraimit koleksionuam fitoren e pestë në ndeshjen e shtatë kampionale.
Nuk kemi nisur ndeshjen në mënyrën më të mirë, pasi në minutën e katërt një goditje e Pejakoviqit ndalet në dorën e Bejtullait, ndërsa arbitri Stojçevski jep penalti për vendasit. Tanushev nuk gabon nga pika e bardhë dhe shënon për epërsi 1:0 të vendasve. Shkëndija menjëherë doli përpara në kërkim të barazimit, vendosi ngadalë dominim në terren duke marrë dominimin e topit, ndërsa efekti erdhi në minutën e 23-të kur Valon Ahmedi prodhon një mjeshtëri nga gjuajtja e lirë dhe me super gol barazon shifrat në 1:1.
23’⏱ Valon Ahmedi me një super gol nga goditja e dënimit barazon rezultatin në Manastir.
#PelisterShkëndija 1-1
Posted by KF Shkëndija on Sunday, September 27, 2020
Pas disa minutave të qetë në të 35-ën Ibraimi sjell një depërtim individual dhe pasi krijon hapsirë godet fortë me të djathtën, por shpëton portën vendase portieri Taleski. Deri në fund të pjesës së parë kishim edhe disa kansoje, kryesisht përmes Ibraimit, mirëpo skuadrat në pauzë shkuan pranë rezultatit 1:1.
Fillimi i fraksionit të dytë pa vendasit në sulm, por pa rrezikuar më seriozisht, ndërsa kuqezinjtë që kishin dy ndërhyrje nga pankina me Ditën dhe Totren që zunë vendin e Ramadanit dhe Nafiut ashtu si në të parën ngadalë fitonin terren dhe i afroheshin portës kundërshtare. Mes disa sulmeve, kansojen e parë më serioze në këtë periudhë e kishim në minutën e 66-të kur goditja e Bejtullait me kokë kontrollohet në dy kohë nga portieri Talevski. Ndryshimi erdhi në minutën 69-të kur Totre e Paviç kombinojnë mirë në të majtë, me kroatin që pason drejt Dorievit, ndërsa ky i fundit lëviz bukur para zonës dhe me një të djathtë të fortë realizon për epërsi 1:2 të kuqezinjëve.
68’ ⏱ Doriiiieev për 1-2 🔥🔥
#PelisterShkëndija
Posted by KF Shkëndija on Sunday, September 27, 2020
Avantazhi i kuqezinjëve vrau shpresat e vendasve që për disa minuta nuk arritën të marrin veten, ndërsa vetëm në të 83-ën me anë të Tanushevit kërkuan portën, por goditja e tij nuk gjeti kuadrantin. Ndërkohë Shkëndija mbylli llogaritë katër minuta para fundit kur Ibraimi me dhembër shërben në zonë për Zejnullain, ndërsa Neto e ndal me faul duke shkaktuar penalti. Besart Ibraimi ishte i saktë nga pika e bardhë për rezultat 3:1 për kuqezinjtë. Në minutën e 89-të Tanushev godet bukur nga gjuajtja e lirë, por me super pritje shfaqet Zahov.
Në fund tre pikët shkojnë në konton e Shkëndijës që regjistron fitoren e pestë sezonale dhe përforcon pozitën e parë në renditje.
FT ⏱ 1 – 3 🙌🏻
⚽️ Ahmedi
⚽️ Doriev
⚽️ Ibraimi (p)Posted by KF Shkëndija on Sunday, September 27, 2020
PELISTERI-SHKËNDIJA 1:3 (1:1)
Stadiumi “Tumbe Kafe” në Manastir
Shikues: /
Arbitër: Igor Stojçevski (Shkup)
Golashënues: Tanushev pen. 5’ (Pelisteri), ndërsa Ahmedi 23’, Doriev 69’ dhe Ibraimi pen. 86’ (Shkëndija)
PELISTERI: Taleski, Ilievski, Tanushev, Spirkoski, Hot, Fazliju, Pejakoviq (Boshkovski 63’), Dragarski (c), Stojanovski (Manevski 86’), Ilieski, Neto.
Trajner: Zoran Shterjovski
SHKËNDIJA: Zahov, Neziri, Krivak, Bejtullai (c) (Sadriu 90’), Paviç, Alimi, Nafiu (Totre 46’), Ramadani (Dita 46’), Ahmedi, Doriev (Zajnullai 84’), Ibraimi (Sahal 90’).
Trajner: Ernest Gjoka