Dinamo Kievi rival i kuqezinjëve në UEFA Youth League

Shkëndija U19 do të përballet me kampionin e Ukrainës, Dinamo Kiev në raundin e parë eliminator të UEFA Youth League.

Kuqezinjtë për herë të dytë në tre vitet e fundit do të përfaqësojnë vendin në UEFA Youth League. Bëhet fjalë për kompeticion model i UEFA Champions League, në të cilin garojnë skuadrat U19 të ekipeve kampion në kampionatet shtetërore për këtë gjeneratë lojtarësh. Shpresat e Shkëndijës që fitojnë titullin kampionit tre herë resht në shortin e sotëm të organizuar nga UEFA u tërhoqën të përballen me Dinamo Kievin e Ukrainës. Sipas shortit, Shkëndija në ndeshjen e parë më 2 tetor do të luajë në cilësi të mysafirit, ndërsa takimi i kthimit është caktuar të luhet më 23 tetor, me shumë gjasa në Shkup.
Fituesi i duelit Dinamo Kiev-Shkëndija në raundin e dytë eliminator përballet me fituesin e takimeve Bohemians (IRL) – PAOK (GRE).

Share Now

Related Post