Zyrtare: Sulmuesi bullgar Nasko Milev vishet kuqezi

No image

Nasko Milev është aktivizimi i rradhës i kuqezinjëve, me bullgarin që vjen si përforcim për fazën sulmuese. 

Shkëndija siguron firmën e katërt në merkaton e janarit. Klubi ka mbyllur me sukses bisedimet me lojtarin dhe menaxherin e tij, pas çka ka pasuar zyrtarizimi i transferimit. Shkëndija dhe Nasko Milev kanë firmosur kontratë 1,5 vjeçare, me opsion të zgjatjes së bashkëpunimit për periudhë më të gjatë kohore nëse palët mbesin të kënaqura mes veti. 

Sulmuesi 26-të vjeçar nga Plovdivi i Bullgarisë vjen nga FK Panevezys i Lituanisë. Karrierën e ka nisur në vendlindje te Botev Plovdiv ku ka luajtur 4 sezone si profesionist, para se të paraqitej me Slavia Sofia e Lokomotiv Sofia. 

Ky është një prej klubet më të mira në Ballkan dhe për mua është nderë të vij këtu dhe të luaj për Shkëndijën. Është klub me tifozeri fantastike, klub me traditë, histori dhe klub që ka qëllime të mëdha. Vij me dëshirë dhe besim për të ndihmuar klubin të realizojë ambiciet e tij. Besoj me gola të ndihmoj ekipin të kap vendin e parë në renditje, është shprehur Nasko Milev për Shkëndija Channel. 

Milev ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore, ndërsa pas firmosjes menjëherë bashkohet me skuadrën në seancat stërvitore. 

Të gjithë në KF Shkëndija, Nasko Milev-it i dëshirojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën kuqezi. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME