Zija Merxhani | Makedonija Gj.P. – Shkëndija

No image

Mbrojtësi i majtë beson se kuqezinjtë kanë potencialin të tregojnë vazhdimësi dhe muaji i prill sjell katër ndeshje për të dëshmuar këtë. Pengesa e parë në këtë drejtim është dueli me Makedonija Gj.P. të dielën në Shkup, ku kuqezinjtë shkojnë me ambicie për tre pikë nga ky duel i xhiros së 26-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. 

Përballja Makedonija Gj.P.-Shkëndija është në program të dielën në stadiumin në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit me fillim në orën 15:00.

….atmosfera.….
Zija Merxhani:
“Atmosfera është e mirë, gjëra kanë ecur mirë. Morëm rezultat pozitiv të dielën e shkuar dhe besoj se tani do të kemi edhe vazhdimësi të rezultateve pozitive.”

….kontinuiteti.….
Zija Merxhani:
 “Normal, në muajin prill kemi katër ndeshje në të cilat nuk guxojmë të kemi rezultate negative.”

….Makedonija Gj.P.. .….
Zija Merxhani:
“Kemi një fitore kundër Makedonija Gj.P. tani në pranverë, mirëpo kjo do të jetë histori tjetër. Ne nuk duhet ta nënçmojmë as këtë dhe asnjë rival tjetër pavarësisht pozitës momentale në tabelë. Ne duhet të përmbushim detyrat që na jep stafi teknik dhe nëse çunat do të japin maksimumin, unë besoj se Shkëndija del me fitore nga ky duel.”

Share Now

Related Post