SHKËNDIJA Magazine del numri i dytë

No image

Viti më i suksesshëm në historinë e klubit mbyllet me numrin e dytë të revistës zyrtare të KF Shkëndija, në të cilën gjeni përmbajtje të pasur nga skuadra kuqezi.

Intervista ekskluzive me futbollistin më të mirë të vitit sipas FFM-së dhe fituesin e trefishtë me rradhë të çmimit ‘Golashënuesi i vitit’, Besart Ibraimi dhe mbrojtësin e majtë Gledi Mici. Armend Alimi sqaron si është të jesh kapiten i Shkëndijës, Murati, Totre, Bejtullai dhe Musliu tregojnë vlerën e shoqërisë së mirë në arritjen e rezultateve pozitive, ndërsa nuk mungojnë ilustrime me foto e tekste të sukseseve të klubit në 12 muajt që i lëmë pas.
‘Shkëndija Magazine’ nr.2, përmbledhje që i’a vlen ta keni në duart tuaja.