Xhiroja e XXVII | Shkëndija – Sileksi

No image

Shtatë ndeshjet e mbetura në LPFM ofrojnë mundësi për të kapur kreun dhe të dielën në Tetovë presim Sileksin me ambicie për tre pikë. 

NDESHJA

Shkëndija vs Sileksi

Liga e Parë, xhiroja e njëzet e shtatë

Stadiumi i qytetit në Tetovë

E dielë, 14 prill, ora 15:00

Pas një performanse shumë pozitive, por që nuk u materializua me tre pikë në transfertën me Makedonija Gj.P. (1:1), kuqezinjtë kërkojnë fitoren e radhës të dielën në Tetovë përballë Sileksit. Shkëndija është në lojë për titullin dhe gara për vendin e parë po bëhet e ashpër e shumë interesante, posaçërisht pasi nga xhiroja në xhiro ekipet e kreut lëshojnë pikë dhe ballafaqohen me vështirësi përballë ekipeve që luftojnë për mbijetesë. 

Nëse Shkëndija, Shkupi dhe Struga janë në garë për titullin, derisa ekipet tjera luftojnë për mbijetesë, Sileksi ndoshta bashkë me Tikveshin janë dy ekipet e vetme që duken të sigurta. Larg pozitave Evropës, por gjithashtu larg rrezikut për mbijetesë. Sileksi në Tetovë vjen pa fitore në dy ndeshjet e fundit, por gjithashtu pa u mundur tashmë 4 xhiro. Me 37 pikë pas 26 xhirove mbajnë pozitën e 4 në renditje. 

Skuadra

Vane Krstevski është mungesa e vetme, pasi doli me të kuq javën e shkuar ndaj Makedonija Gj. P. . Almir Aganspahiç dhe Kamer Qaka nga e premtja janë kthyer të punojnë me grupin, grumbullohen për ndeshjen e nesërme, mirëpo akoma nuk janë 100% të gatshëm fizikisht, kështu që me shumë gjasa do të jenë në bankinë. 

Transmetimi

Shkëndija-Sileksi do të luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:00, derisa do të transmetohet drejtëpërsëdrejti kanalin zyrtar të klubit në Youtube (Shkëndija Channel). 

Share Now

Related Post