Xhiroja e XXV | Shkëndija – Bregallnica

No image

Pas pauzës dy javore kuqezinjtë të dielën presin Bregallnicën me ambicie për tu kthyer në rrugën e fitoreve pas tre barazimeve rresht.

NDESHJA

Shkëndija vs Bregallnica

Liga e Parë, xhiroja e njëzet e pestë

Stadiumi i qytetit në Tetovë

E dielë, 31 mars, ora 15:00

Futbolli në nivel klubesh rikthehet dhe stadiumi i qytetit në Tetovë do të presë të dielën (nga ora 15:00) duelin Shkëndija-Bregallnica. Kjo do të jetë një tjetër mundësi për kuqezinjtë për tu kthyer në rrugën e fitores dhe ndjekjes së vendit të parë. Trajneri Jeton Beqiri ka shfrytëzuar pauzën dy javore të kampionatit për të punuar me ekipin në menjanimin e lëshimeve që shfaqen në lojë, derisa futbollistët kanë të qartë se kjo është ndeshja ku duhet nisur një seri fitoresh, pas tre barazimeve rresht në tre përballjet e fundit kampionale. 

Bregallnica vuan këtë sezon dhe lufta për mbijetesë për ta është shumë e ashpër. Me 22 pikë në 24 ndeshje mbajnë vendin e parafundit në renditje, mirëpo kanë dhënë shenja “jete” në tre ndeshjet e fundit kur kanë barazuar dy herë (me Gostivarin dhe Shkupin të dyja si vendas 0:0). 

Skuadra

Bruno Dita kthehet në skuadër pasi ndeshjen me Vardarin e humbi shkaku i pezullimit me 5 kartona të verdhë. Anes Meliqi mungon shkaku i pezullimit pas kartonit të kuq të marrë me Vardarin, derisa jashtë mbetet edhe Kamer Qaka për shkak të shqetësimeve me tetivën e këmbës.

Transmetimi

Shkëndija-Bregallnica do të luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:00, derisa do të transmetohet drejtëpërsëdrejti kanalin zyrtar të klubit në Youtube (Shkëndija Channel). 

Share Now

Related Post