Xhiroja e XXIV | Vardari – Shkëndija

No image

Të shtunën luajmë si mysafir në Maxhari të Shkupit duelin e xhiros së 24-të në LPFM. 

NDESHJA

Vardari vs Shkëndija 

Liga e Parë, xhiroja e njëzet e katërt

Stadiumi i Maxharit në Shkup

E shtunë, 16 mars, ora 15:00

Me ambicie për tu rikthyer në rrugën e fitoreve pas dy barazimeve në kampionat, Shkëndija të shtunën udhëton për në Shkup ku ndeshemi me Vardarin në duelin e xhiros së 24 në Ligën e Parë të futbollit në vend. Skuadra nën drejtimin e trajnerit Jeton Beqiri ka punuar gjithë javën në eliminimin e mangësive të shfaqura në lojë, me theks të veçantë efikasitetit. Duke llogaritur faktin se në katër nga pesë ndeshjet pranverore nuk kemi pranuar gol, segmenti që duhet përmirësuar është realizmi rasteve para portës kundërshtare. 

Vardari që luan për mbijetesë e mundëm 3:0 në Tetovë dy javë më parë, derisa i kemi fituar 2:0 edhe në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Maxhari. Momentalisht me 25 pikë nga 23 ndeshje shkupjanët mbajnë pozitën e 10-të në renditje. 

Skuadra

Bruno Dita nuk ka të drejtë loje në këtë ndeshje (pezullim me 5 kartona të verdhë), ndërsa dihet se ky sezon ka përfunduar para kohe për mbrojtësin e djathtë Stefan Kocev (operoi tendinën dhe do të mungon rreth 3 muaj). 

Transmetimi

Përballja Vardari-Shkëndija është në program ditën e shtunë në stadiumin e Maxharit në Shkup me fillim në orën 15:00, ndërsa do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në platformën rajonale Sport Klub.

Share Now

Related Post