Xhiroja e XVIII | Shkëndija – Sileksi

No image

Kuqezinjtë të dielën përballë Sileksit në Tetovë zhvillojnë ndeshjen e fundit për vitin 2023, derisa synohet të shkohet në pauzën dimërore me fitore. 

NDESHJA

Shkëndija vs Sileksi

Liga e Parë, xhiroja e tetëmbëdhjetë

Stadiumi i qytetit në Tetovë

E dielë, 10 dhjetor, ora 13:00

Shkëndija-Sileksi është dueli i xhiros së 18-të i Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut me të cilin kuqezinjtë do të mbyllin vitin garues 2023. Kjo do të jetë ndeshja që vë përballë njëra tjetrës ekipin e 3 dhe të 4 në renditje, me Shkëndijën që pretendon fitore dhe me shpresën e gabimit të rivalëve për përmirësim të pozitës tabelare apo ngushtim tê diferencës. 

Sileksi zhvillon një sezon goxha pozitiv, derisa në terren të vet ka arritur fitore përballë skuadrave pretendente për titullin Shkëndijës e Shkupit. Momentalisht janë 5 pikë pas Shkëndijës (vendi i 4 me 27 pikë), derisa në Tetovë vinë pasi në mesjavë fituan 3:2 Vardarin në duelin e mbetur të xhiros së 15-të (ndeshjet Sileksi-Vardari dhe Struga-Voska u shtynë shkaku i rreshjeve të borës). 

Skuadra

Endrit Krasniqi e Metodi Maksimov kthehen në skuadër, pasi munguan xhiron e shkuar shkaku i pezullimit me nga 5 kartona të verdhë. Ndërkohë i dëmtuar mbetet Kamer Qaka, që praktikisht mbylli gjysmësezonin vjeshtor para kohe.

Transmetimi

Shkëndija-Sileksi zhvillohet të dielën me fillim në orën 13:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në servisin shtetëror (RTVM) dhe platformën rajonale Arena Sport. 

Share Now

Related Post