Xhiroja e XVI | Shkëndija – Rabotniçki

No image

Kuqezinjtë të mërkurën në Tetovë ndeshen me Rabotniçkin në duelin e vlefshëm për xhiron e 16-të në LPFMV. 

NDESHJA

Shkëndija vs Rabotniçki

Liga e Parë, xhiroja e gjashtëmbëdhjetë

Stadiumi i qyteti në Tetovë

E mërkurë, 29 nëntor, ora 13:00

Shkëndija ndeshet me Rabotniçkin në duelin e xhiros së 16-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut që do të luhet të mërkurën. Pas barazimit 2:2 të shtunën me Bregallnicën në Shtip, duelin e nesërm kërkojmë tre pikë dhe skuadra të hënën e të martën punoi enkas për këtë ndeshje me rëndësi të madhe për ecurinë e kuqezinjëve. 

Rabotniçki mban pozitën e 5 në renditje me 20 pikë të tubuara (6 fitore, 2 barazime dhe 7 humbje). Në fundjavë debutoi trajneri i ri Goce Sedloski me barazim 0:0 si vendas me Gostivarin. Në kampionat këtë sezonë Shkëndija mundi Rabotniçkin 2:1 në Shkup me një super përmbysje në minutat shtesë, derisa në Kupë u mundëm 3:2 nga i njejti rival. 

Skuadra

Përveç mungesave disa mujore të Zija Merxhanit dhe Florent Ramadanit, trajneri Nuhiu në disponim ka gjithë futbollistët. Pas pauzës me Bregallnicën shkaku i pezullimit me 5 kartonave të verdhë, në skuadër kthehet edhe mesfushori Kamer Qaka. 

Transmetimi

Përballja Shkëndija-Rabotniçki zhvillohet të mërkurën me fillim në orën 13:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtar të klubit në Youtube (Shkëndija Channel).


SHPËRNDAJE

TË NGJASHME