Xhiroja e XIII | Struga T&L – Shkëndija

No image

Kuqezinjtë të dielën luajnë në transfertë me Strugën në derbin e xhiros së 13-të në LPFMV. 

NDESHJA

Struga vs Shkëndija

Liga e Parë, xhiroja e trembëdhjetë

Stadiumi i qyteti në Strugë

E dielë, 5 nëntor, ora 13:00

Struga-Shkëndija është derbi i xhiros së 13-të që rezervon fundjava në elitën e futbollit vendor. Dy nga tre fituesit e titullit kampion në 3 edicionet e fundit ndeshen mes veti në një duel të rëndësishëm në garën e re për titullin kampion e ku konkurent direkt janë Shkëndija e Struga. Kuqezinjtë tanë në 12-të xhirot paraprake kanë bërë më mirë, përfshi edhe një fitore direkte 1:0 ndaj Strugës dhe ne 25 pikë ndajmë kreun me Shkupin. Gjithsesi, kjo përballje shihet si mundësi kthese për Shkëndijën që dy ndeshjet e fundit në Tetovë la 4 pikë në duelet me Brerën dhe Voskën (barazime 1:1). 

Struga momentalisht mban vendin e 3 me 24 pikë, një më pak se Shkëndija e Shkupi. Këtë vjeshtë janë mundur katër herë, edhe atë nga Brera (1:2), Shkupi (2:0), Shkëndija (1:0) dhe Gostivari (2:1). Humbjes nga Gostivari fundjavën e shkuar i’u përgjigjën me triumf bindës 4:0 të mërkurën ndaj Vardarit në duelin e prapambetur. 

Skuadra

Pa lojtarë të pezulluar dhe të dëmtuar trajneri Nuhiu mund të llogarisë në giithë futbollistët për duelin me Strugën (përjashtuar të lënduarit Ramadani dhe Merxhani). 

Transmetimi

Përballja Struga -Shkëndija zhvillohet të dielën me fillim në orën 13:00 në stadiumin e qytetit në Strugë dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtar të klubit Shkëndija Channel në Youtube. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME