Xhiroja e shtatë | Sileksi – Shkëndija

No image

Pas pauzës ndërkombëtare rikthehemi në kampionat me transfertën ndaj Sileksit të dielën në Kratovë. 

NDESHJA

Sileksi vs Shkëndija

Liga e Parë, xhiroja e shtatë

Stadiumi i qytetit në Kratovë

E dielë, 17 shtator, ora 15:00

Kuqezinjtë u rikthehen detyrave kampionale pas pauzës dy javore shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese. Pauzën në kampionat Shkëndija e shfrytezoi ne zhvillimin e miqësores me FC Wil në Zvicër ku kuqezinjtë fituan 3:1 në një takim që rezultoi në festë të madhe kuqezi duke parë numrin e madh të shqiptarëve që u grumbulluan për të përshëndetur Shkëndijën. 

Xhiroja e 7-të në Ligën e Parë të futbollit në vend Shkëndijën e sheh në Kratovë për duelin me Sileksin. Transfertë jo e lehtë me një rival që në fushë të vet din të shfaqet shumë problematik. Sileksi momentalisht mban vendin e tretë në renditje me 9-të pikë të tubuara me efekt prej 2 fitoreve, 3 barazimeve dhe 1 humbje në 6-të xhirot paraprake. 

Skuadra

Adenis Shala ka nisur me seanca stërvitore në terren, për momentin ndarë nga grupi dhe me vrapime individuale që nënkupton se mbetet jashta kombinimit për lojë. Mungojnë edhe 

Florent Ramadani e Zija Merxhani që janë më rëndë të lënduar. 

Transmetimi

Përballja Sileksi-Shkëndija zhvillohet të dielën me fillim në orën 15:00 në stadiumin e qytetit në Kratovë dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin e klubit në youtube (Shkëndija Channel). 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME