
Të dielën në Shkup përballë Rabotniçkit mbyllim sezonin 2022/2023.
NDESHJA
Rabotniçki vs Shkëndija
Liga e Parë, xhiroja e 33-të
Stadiumi në Maxhari në Shkup
E dielë, 14 maj, ora 17:00
Me ndeshjet e xhiros së 33-të të dielën mbyllet edicioni 2022/2023 në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoni dhe Shkëndija do të luajë si mysafire e Rabotniçkit në Shkup.
Rabotniçki ka lënë pas një tjetër sezon të pasuksesshëm sepse edhe një herë mbetën jashta lavdisë të së kaluarës kur luanin rregullisht në Kupat e Evropës. Në 32 xhirot paraprake futbollistët e Rabotniçkit kanë luajtur 29 ndeshje me efekt prej 11 fitoreve, 4 barazimeve dhe 14 disfatave dhe me 37 pikë mbajnë pozitën e 7-të në renditje.
Skuadra
Bashkim Velija është jashtë kombinimit për lojë shkaku i lëndimit, ndërsa për arsye pezullimi mungojnë Ardian Cuculi, Kamer Qaka (5 kartona të verdhë) dhe Florent Ramadani (karton i kuq). Kthehen në kombinim për lojë Ferhan Hasani, Egzon Bejtullai dhe Mevlan Murati.
Transmetimi
Përballja Rabotniçki-Shkëndija zhvillohet të dielën me fillim në orën 17:00 në stadiumin në Maxhari të Shkupit dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti kanalin e klubit në Youtube (Shkëndija Channel)
