Xhiroja e 22-të: Shkëndija-Rabotniçki

No image

Elita vendore do të jetë aktive edhe në mesjavë kur në Tetovë ndeshemi me Rabotniçkin.

NDESHJA

Shkëndija vs Rabotniçki

Liga e Parë, xhiroja e 22-të

Stadiumi i qytetit në Tetovë 

E mërkurë, 8 mars, ora 14:00

Mesjava sjell ndeshje të re për Shkëndijën e cila në Tetovë do të presë Rabotniçkin në duelin e vlefshëm për xhiron e 22-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Pas barazimit pa gola të dielën në Shtip përballë Bregallnicës, kuqezinjtë menjëherë brenda dy ditëve duhej të përgatiten për sfidën e të mërkurës. Duke pretenduar fitore në çdo duel, pikët e humbura në Shtip mund të kompensohen vetëm me seri fitoresh dhe në këtë drejtim kundërshtari i parë është Rabotniçki.

Ekipi nga Shkupi gjysmësezonin pranveror e ka nisur me dy fitore dhe një humbje. Pasi mundën Pobedën si mysafir 2:0, pasoi disfatë e papritur në fushë të vet 0:1 nga Bregallnica, derisa fundjavën e fundit deklasuan 4:0 Skopjen. Dueli i parë ndërmjet veti këtë sezon u fitua nga kuqezinjtë që triumfuan 4:2 në Shkup në një takim ku luajtëm me dy futbollistë në pak. 

Skuadra

Ljupço Doriev, Brundo Dita dhe Dashmir Elezi mbeten jashta kombinimit shkaku i dëmtimeve.

Transmetimi

Përballja Shkëndija-Rabotniçki zhvillohet të mërkurën me fillim në orën 14:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtarë të klubit në Youtube (Shkëndija Channel). 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME