Xhiroja e 19-të: Shkupi – Shkëndija

No image

Sezonin pranveror e nisim në Kërçovë ku pa praninë e publikut do të ndeshemi me Shkupin në takimin e parë zyrtarë në vitin 2023.

NDESHJA

Shkupi vs Shkëndija

Liga e Parë, xhiroja e 19-të

Stadiumi i qytetit në Kërçovë

E dielë, 19 shkurt, ora 14:00

Kuqezinjtë janë gati për aksion. Pas 46 ditëve përgatitje, të dielën do të zhvillojmë ndeshjen e parë zyrtare në vitin 2023 kur përballemi me Shkupin në Kërçovë në duelin e xhiros së 19-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ekipi nga Çairi ka terrenin e pezulluar shkaku i ngjarjeve në duelin përballë neve në çerekfinale të Kupës dhe për këtë arsye takimet si vendas i luajnë në Kërçovë. 

FC Shkupi momentalisht mban pozitën e dytë në renditje dhe në merkaton dimërore nuk është se ka bërë shumë ndryshime në formacion. Duke ruajtur boshtin e skuadrës bashkë me Shkëndijën dhe liderin Strugën janë në garë për titullin kampion, derisa jashta Kupës dolën pikërisht faji i Shkëndijës. Kuqezinjtë morën zyrtarisht 3:0 takimin e fundit mes veti (9 nëntor 2022), i ndërperë pas vetëm 10-të minutave lojë kur Shkëndija avansoi 1:0 me golin e Elezit, pas çka tifozët vendas u futën në terren dhe dueli do të ndëpritej për tu vendosur në tavolinë. 

Skuadra

Trajneri Qatip Osmani në dispozicion ka gjithë futbollistët dhe mungesa e vetme për arsye dëmtimi është Almir Rexhepi. Ljupço Doriev është përmirësuar dukshëm dhe do të jetë në kombinim, me stafin teknik që do të vendosë nëse do ta aktivizojë nga fillimi. 

Transmetimi

Përballja Shkupi-Shkëndija zhvillohet të dielën me fillim në orën 14:00 në stadiumin e qytetit në Kërçovë dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në televizionin shtetëror MTV dhe platformën Arena Sport.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME