Xhiroja e 11-të: Rabotniçki – Shkëndija

No image

Kuqezinjtë të shtunën përballen në transfertë me Rabotniçkin. 

NDESHJA

Rabotniçki vs Shkëndija

Liga e Parë, xhiroja e 11-të

Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup

E shtunë, 15 tetor, ora 14:00

Shkëndija udhëton drejt Shkupit për një tjetër fitore në transfertë, pasi në udhëtimin e fundit mundëm Pobedën në Prilep me shifrat 3:1. Xhiron e shkuar barazuam pa gola me Bregallnicën në Tetovë dhe tani ekipi kërkon të rikthehet në rrugën e fitoreve që duhet të na mundësojë ti afrohemi akoma më shumë kreut.

Rabotniçki dy javë më parë mori një fitore (3:1) me vlera në fushë të Bregallnicës dhe paralajmëroi se me trajnerin e ri Millan Ilievski po gjen formën e duhur, mirëpo pasuan dy zhgënjime, fillimisht duke u eliminuar nga Kupa (humbje 2:1 nga Struga) dhe barazimi pa gola me Skopjen. Me 11 pikë të tubuara në 9-të ndeshje (3 fitore, 2 barazim dhe 4 disfata), Rabotniçki mban pozitën e 7-të në renditje.

Skuadra

Ljupço Doriev është grumbulluar për këtë ndeshje dhe për aktivizimin e tij do të vendoset para fillimit të takimit. Sulmuesi është rikuperuar pas problemeve me gjurin, mirëpo mbrëmjen e të enjtes ka patur shenja viroze dhe gjendja e tij shëndetësore mbikqyret nga stafi mjekësor. Për shkak të pezullimit të drejtë loje nuk kanë Bruno Dita (5 kartona të verdhë) dhe portieri Ferat Ramani (karton i kuq me Bregallnicën), ndërsa vazhdon të mbetet jashta kombinimit edhe më tej sulmuesi anësorë Valmir Nafiu që vazhdon rikuperimin.

Transmetimi

Rabotniçki-Shkëndija luhet të shtunën me fillim në orën 14:00 në Shkup dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në televizionin shtetëror të Maqedonisë (RMTV) dhe në platformën Arena Sport.


SHPËRNDAJE

TË NGJASHME