Vitin 2023 e mbyllim si ekipi me renditjen më të mirë nga vendi në listën e UEFA-së

No image

Shkëndija ka koeficientin më të mirë nga skuadrat e Maqedonisë në garat e UEFA-së. 

Shtëpia e futbollit Evropian (UEFA) ka publikuar listën e renditjes së ekipeve ku si bazë vlerësimi merren paraqitjet në 5 vitet e fundit në Kupat e Evropës. Edhe pse verën që lam pas në UEFA Europa Conference League nuk shkuam më shumë se xhiroja e parë, gjithsesi bazuar nga paraqitjet në 4 vitet paraprake jemi me koeficientin 8 000, që na mban në pozitën e 169. Pasojnë Shkupi (174), Struga (327), Makedonija Gj.P. (330), Sileksi (363), AP Brera (390), si dhe Renova (409) e cila akoma figuron në renditje falë paraqitjes evropiane vite më parë, edhe pse sezonin e kaluar u tërhoqën nga garat dhe këtë sezon rinisën nga kategoria më e ulët. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME