
Kampionati për ca ditë do të lihet në plan të dytë, pasi Shkëndija në mesjavë ka detyrime në Kupë.
Pas ndeshjes së xhiros së 20-të në LPFM e luajtur të dielën, futbollistët sot në mëngjes të ndarë në dy grupe kanë vazhduar aktivitetet duke kthyer gjithë vëmendjen kah ajo që pason në Kupën e Maqedonisë. Futbollistët që ishin titullar të dielën kishin seancë rekuperuese, ndërsa pjesa tjetër e ekipit u stërvit në teren.
Të mërkurën në Shkup luhet ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës, kur Shkëndija do të jetë mysafire e Vardarit.