U 18 fiton 0:2 në fushë të A. Pandev

No image

Ekipi U18 i Shkëndijës nis 2018 me fitore të sigurtë 2:0 në takimin me Akademia Pandevin në Strumicë. Albin Ramadani dhe Elvir Ramiq realizuan për tre pikë të para pranverore.

Shkëndija U18 vazhdon me rezultate pozitive edhe në vitin 2018, pasi dimëroi si lidere e tabelës në Super Ligën e Maqedonisë për kadetë. Skuadra e drejtuar nga Berat Imeri nuk e pati të vështirë të rëmbejë tre pikët e para pranverore, pasi në transfertën me Akademia Pandevin shënoi dy herë në pjesën e parë për të zgjidhur fatin e takimit. Albin Ramadani në minutën e 32-të realizoi për epërsi 0:1, ndërsa pak para pauzës Elvir Ramiq dyfishoi rezultatin në të mirë të kuqezinjëve. Në fraksionin e dytë nuk pati ndryshim me Shkëndijën U18 që rëmben tre pikët dhe vazhdon kryesimin e tabelës me 37-të pikë të tubuara.

AKADEMIA PANDEV U18-SHKËNDIJA U18 0:2 (0:2)

Golashënues: 0:1 Albin Ramadani 32′, 0:2 Elvir Ramiq 41’

SHKËNDIJA U18: Abazi, Mustafa, Ramiq, Karimani, Y. Ramadani, Adh. Ramadani, Alb. Ramadani, Memishi, Shahini, Bakija, Gashi, Spahiu.

Luajtën edhe: Rexhepi, Jakupi, R. Ramadani, Sinani, A. Ramadani dhe Ajdini.

Trajner: Berat Imeri​