Testohen dritat e stadiumit të qytetit

No image

Sonte në mbrëmje autoritetet komunale përgjegjëse për stadiumin e qytetit në Tetovë për herë të parë kanë ndezur dritat e montuara për zhvillim të ndeshjeve në termin të natës.

Kjo ka bërë që në opinion të përhapen zëra se derbi lokal i xhiros së 8-të të LPFM-së ndërmjet Shkëndijës dhe Renovës të luhet në mbrëmje nën ndriçimim e reflektorëve. KF Shkëndija si organizatore e kësaj ndeshje deri tani nuk ka marrë asnjë konfirmim për një gjë të tillë dhe ndeshjen në fjalë e kemi paraqitur në terminin e zakontë nga ora 15:00.

Për çdo ndryshim eventual publiku do të njoftohet në kohë gjatë ditës së martë, pasi termini mund të ndryshohet minimum 24 orë para fillimit të paraparë të ndeshjes.