Të nderuar futbolldashës dhe tifozë të Shkëndijës

No image

Jemi vetëm një ditë dhe më pak se 24 orë nga ndeshja derbi e xhiros së tetë dhe tani më janë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për të organizuar një spektakël të vërtetë futbolli.
Përderisa pritet interesimi i jashtëzakonshëm për këtë ndeshje, rikujtojmë se dyert e Shkëndijës vazhdimisht janë të hapura për të gjithë ata që e kanë në zemër Shkëndijën e ngjyrave kuq e zi.

Teksa në radhë të parë presim përkrahje masive nga futbolldashësit dhe nga të gjithë tifozët e Shkëndijës, bëjmë thirrje që të anojmë në mënyrë korrekte dhe sportive për klubin tonë të zemrës, duke anashkaluar sjelljet e pahijshme dhe jotolerante.

Ndeshja e ditës së shtunë le të jetë shembull që dëshmon se manifestimet sportive mund të japin mesazhe për “fair play” dhe tolerancë.
Le t’i japim jehonë garës, në frymën e korrektësisë!

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME