Të drejtat televizive të LPFM dy vitet e ardhshme sigurohen nga RTVM dhe Arena

No image

Në rastet kur Shkëndija do të jetë në televizion, ndeshjet mund të ndiqen në RTVM dhe Arena, ndërsa në rastet tjera takimet e kuqezinjëve do të transmetohen në kanalin tonë në Youtube, Shkëndija Channel. 

FFM në marrëveshje me 10-të klube të elitës vendore kanë firmosur kontratë të re dy vjeçare me platformën rajonale Arena Sport për të drejtat televizive të kampionatit tonë. 

Ndërkohë Arena firmos marrëveshje me Radio Televizionin e Maqedonisë për bashkëpunim në prodhimin e transmetimit dhe sinjalit satelitor, kështu që nga dy ndeshje të secilës xhiro do të transmetohen drejtëpërsëdrejti në RTVM (MTV2 me koment në gjuhën shqipe dhe MTV1 apo MTV3 me komentim në gjuhën maqedone) dhe në platformën rajonale Arena Sport. 

Si bartës i të drejtave ekskluzive, Arena Sport do të ketë të drejtë të zgjedhjes së dy ndeshjeve që secilën xhiro do të transmetohen drejtëpërdrejtë në televizon. 

Kështu, në rastet kur ndeshjet ku do të luajë Shkëndija do të zgjidhen për transmetim, të njejtat do të mund të ndiqen në RTVM dhe Arena, ndërsa në rastet tjera takimet e kuqezinjëve do të transmetohen në kanalin tonë në Youtube, Shkëndija Channel. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME