Super gol i Lorik Jakupit përballë Bosnje e Hercegovinës

No image

Maqedonia U19 fitoi 2:0 miqësoren me BeH, derisa rrugën drejt fitores e hapi futbollisti i Shkëndijës me një gol shumë të bukur. 

Sulmuesi i Shkëndijës është shfaqur protagonist në fitoren 2:0 të përfaqësueses U19 të Maqedonisë së Veriut në ndeshjen kontrolluese me Bosnje e Hercegovinën. Dueli i zhvilluar në Shkup u zhbllokua në minutën e 52-të me super golin e tetovarit, Lorik Jakupi, që priti fluturimthi një top të dëbuar pas një goditje nga këndi. Lojtari ynë në përgjithësi kishte paraqitje pozitive, derisa goli i bukur vetëm kompleton pasqyrën e shkëlqyeshme që solli në këtë paraqitje. Ndeshje pozitive edhe për mesfushorin tonë Amir Nuhija, i cili gjysmësezonin pranveror luan si huazim te Arsimi i Çegranit.


Share Now

Related Post